Erion Veliaj komenton akuzat për censurë: Provoni bisedat e mia me Kokëdhimën e Dulakun dhe unë dorëhiqem

Publikuar tek: politike, më 21:18 17-10-2016 Erion Veliaj komenton akuzat për censurë: Provoni bisedat e mia me Kokëdhimën e Dulakun dhe unë dorëhiqem

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar akuzat që po bien çdo ditë mbi të, për censurë ndaj disa mediave në vend. Sa i përket shkarkimit të gazetares Alida Tota nga A1Tv dhe mbylljes së emisionit “Publicus” në Vizion Plus, Veliaj mohon çdolloj presioni prej tij ndaj drejtuesve të këtij televizioni.

Veliaj tha se nuk ka marrëdhënie të mira me Koço Kokëdhimën e A1Tv dhe Artan Dulakun e Vizion Plus, ndërsa prej kohësh nuk ka kontakt me ta. Kryebashkiaku theksoi se nëse provohet presioni i tij mbi këta dy drejtues, atëherë ai do të dorëhiqet nga posti që mban.

“Ka një pasaktësi pasi ju e merrni të mirëqenë që unë e kam bërë. Siç e kemi dëgjuar edhe nga ish-kryeministri, sigurisht që gjuha shkon aty ku dhemb dhembi. Nëse do humbisja fokusin nga Tirana, sigurisht që do më kishit parë duke u përleshur me shpifësit e radhës. Nëse sot provohet që unë kam marrë Kokëdhimën apo Dulakun për këtë çështje dhe njerëzit i dinë marrëdhëniet e mia me këta, nëse provohet, unë e lë këtë punë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0174241065979
array(1) { ["section"]=> string(110) "erion-veliaj-komenton-akuzat-per-censure-provoni-bisedat-e-mia-me-kokedhimen-e-dulakun-dhe-une-dorehiqem-56522" }