Erion Veliaj manipulon fotot e pashkëve

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 06-04-2015 Erion Veliaj manipulon fotot e pashkëve Foto publikuar dje në profil nga Erjon Veliaj

Ministri Erjon Veliaj ka manipuluar fotot e festës së Pashkëve duke mos publikuar ato të vërtetat, dalë krah për krah me Blendi Klosin dhe Lindita Nikollën,  kandidatët potencialë në PS për Bashkinë e Tiranës. Të tre kandidatët e PS-së kishin shkuar ditën e djeshme për të uruar Imzot Rrok Mirditën dhe në asnjë moment Veliaj nuk ishte ulur pranë imzot Rrok Mirditës, përkundrazi pranë tij ishte Nikolla. Por Veliaj, duke qenë në garë të fortë me Klosin, ka dashur ta shmangë nga profili i tij një foto me Klosin duke nxjerrë foton e një viti më parë.

Portali Lapsi.al zbulon manipulimin e Veliajt, në foton postuar dje në profilin e tij, e cila në të vërtetë është postuar në 26 dhjetor të vitit të shkuar, atëhere kur ai takohej me Imzot Rrok Mirditën me rastin e Krishtlindjeve.

“Ndonëse kjo e fundit ka lënë të kuptohet që nuk do të kandidojë për Tiranën, Blendi Klosi është në një garë sondazhesh brenda partisë bashkë me Erion Veliajn. Për ta shmangur apo “errësuar” prezencën e Blendi Klosit në takimin e djeshëm me Imzot Rrok Mirditën, por edhe për të treguar që vetëm ai ka qenë afër Imzot Rrok Mirditës, Veliaj zgjedh të postojë në faqen e tij një foto të vjetër të realizuar në Krishtlindje. Nga ana tjetër, duket se Veliaj, Klosi dhe Nikolla kanë shkuar si me porosi të kryeministrit Rama në Kishën Katolike.”, shkruan Lapsi.al.

erjonveliajpashke2015ok

Foto nga vizita e djeshme, pranë Blendi Klosit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Të bjerë ç’të bjerë”... te Parku i Liqenit punohet
“Enver Hoxha rron”, gazeta më e re në treg »
Article Logic
Execution time: 0.012918949127197
array(1) { ["section"]=> string(44) "erion-veliaj-manipulon-fotot-e-pashkeve-7962" }