Erion Veliaj pa dorashka në INTV: Pas çdo pusete kam një ndërhyrje, Tirana pas 4 vitesh më e mira në Ballkan

Publikuar tek: politike, më 22:05 10-01-2016

Në një rrëfim krejt ndryshe, pa dorashka, është shfaqur kryebashkiaku Erion Veliaj në Zoom In, në INTV, duke hapur të parën intervistë në një cikël të tillë që do të vazhdojnë çdo javë në emision.

Kryebashkiaku I Tiranës pranon se pas çdo veprimi që bën krijon ndonjë armik, për shkak të ndërhyrjeve. “Në këtë qytet, pas çdo pusete fshihet një interes. Çdo ditë bëj disa armiq dhe telefoni nuk më pushon nga kërkesat për ndërhyrje” thotë ai, duke mos fshehur edhe simpatinë që ka për punën e kryeministrit Rama në kohën që ka qenë kryetar bashkie.

Pavarësisht vlerësimit për Ramën, Veliaj ka edhe ambiciet e tij personale. “Do bëj cfarë nuk është bërë në këto 25 vjet. Sfida ime më e madhe? Ta bëj Tiranën pas 4 vitesh kryeqytetin më të mirë në Ballkan” thotë jo pa krenari kryebashkiaku.

Dhe nuk heq dorë nga notat e humorit, kur krahason punën si kryebashkiak me telenovelat turke. “Puna si kryebashkiak, si telenovelë turke. Me 1500 seri aq sa dite ka mandati, intriga, dashuri, tradhëti, poshtërsi të vogla. Asnjëherë se di çfarë të pret në serinë e rradhës” tha Veliaj.

Për njeriun që e nis ditën e punës në 7 të mëngjesit, nuk ka më jetë private, por ka edhe një premtim për bashkëshorten. “Në 2016 i premtoj Ajolës se do të kaloj më shumë kohë me të.

Ndërkohë gjatë intervistës tregon dhe disa prej planeve që ka për qytetin. Kështu, sheshi “Skënderbej” shumë shpejt nuk do të jetë i aksesueshëm për makinat, por do të jetë pedonal. Ndërkohë që kalimi i makinave do të bëhet nga unaza e vogël, për të cilat priten shpronësimet.

Dhe për paraardhësin e tij nuk do të bëjë batuta, por thotë se do të duhet të mendohej shumë “për të mos bërë djalin e mirë e për të thënë një batutë për hir të batutës”. “Nuk synoj të bëhem kryeministër. Dua të vazhdoj projektet që kam nisur, sepse 4 vite nuk mjaftojnë për t`i përfunduar të gjitha” thotë Veliaj duke dashur të thotë se do të kërkojë edhe një mandate tjetër si kryebashkiak.

“Mami dhe Ajola mërziten shumë nga ato që dëgjojnë dhe shohin në media. Por unë kam vendosur të mos u`a kthej njësoj derrave, se bie në nivelin e tyre” thotë ai, duke folur për jetën e tij personale, jashtë derës së zyrës.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0080089569091797
array(1) { ["section"]=> string(112) "erion-veliaj-pa-dorashka-ne-intv-pas-cdo-pusete-kam-nje-nderhyrje-tirana-pas-4-vitesh-me-e-mira-ne-ballkan-29636" }