Erion Veliaj viziton dy bebet e para të vitit, bashkë me urimet dhuroi dhe çekun me para

Publikuar tek: politike, më 14:47 01-01-2018 Erion Veliaj viziton dy bebet e para të vitit, bashkë me urimet dhuroi dhe çekun me para

Laeli dhe Nadja janë dy fëmijët e parë që erdhën në jetë që në minutat e para pas mesnate.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi sot spitalet universitare Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, për t’iu dhënë çekun e bebes prindërve të fëmijëve. Çeku me para, bashkë me urimet është dorëzuar nga Veliaj sikur është bërë edhe traditë tashmë.

 

Veliaj u shpreh i lumtur që viti i ri erdhi në mënyrën më të mirë për kryeqytetin, ndërsa theksoi se ardhja në jetë e 20 fëmijëve që në orët e para është një bekim për Tiranën.

Kreu i Bashkisë u shprehu mirënjohjen të gjithë atyre punonjësve që natën e ndërrimit të viteve kanë qenë në detyrë, në shërbim të qytetarëve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012434005737305
array(1) { ["section"]=> string(94) "erion-veliaj-viziton-dy-bebet-e-para-te-vitit-bashke-me-urimet-dhuroi-dhe-cekun-me-para-105089" }