Erjon Braçe çon të majtë e të djathtë në këmbë, kërkon një minutë heshtje për viktimat e Gërdecit

Publikuar tek: barometri, më 08:33 16-03-2018 Erjon Braçe çon të majtë e të djathtë në këmbë, kërkon një minutë heshtje për viktimat e Gërdecit

Deputeti i PS, Erjon Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe në seancën e sotme plenare ka përfituar nga rasti që ka marrë fjalën në foltore, për të rikujtuar edhe njëherë viktimat e tragjedisë së Gërdecit.

Braçe ka kërkuar që të gjithë kolegët e tij deputetë të çohen në këmbë dhe të mbajnë një minutë heshtje për 26 viktimat e shpërthimit të fabrikës së çmontimit të predhave.

“Sot në 10 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit kërkoj që të mbajmë një minutë heshtje që shpirtrat e tyre të prehen në paqe…”,  ka thënë Braçe duke u respektuar nga kolegët e tij që janë çuar të gjithë njëherazi në këmbë, përfshi edhe ata të LSI dhe PD-së megjithëse të pakët në numër

Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars të 2008, ku mbetën të vdekur 26 persona. Tragjedia ndodhi në një fabrikë për demontimin e armëve, një kusht që Shqipëria duhet ta përmbushte për t'u anëtarësuar në NATO.

Tragjedia u lidh më pas edhe me politikën, ku ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu, do të jepte dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë duke mos pranuar fajin se kishte lidhje me tregëtimin e këtyre armëve.

Edhe sot e kësaj dite, 1 dekadë më vonë nuk ka asnjë të dënuar si përgjegjës për këtë tragjedi, por PS akuzon PD si fajtoren kryesore.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029479026794434
array(1) { ["section"]=> string(103) "erjon-brace-con-te-majte-e-te-djathte-ne-kembe-kerkon-nje-minute-heshtje-per-viktimat-e-gerdecit-113429" }