Erjon Braçe ironizon qeverinë për vendimin e të hënës pushim: U këputëm në punë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:07 01-04-2015 Erjon Braçe ironizon qeverinë për vendimin e të hënës pushim: U këputëm në punë Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe

Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, ka ironizuar nëpërmjet rrjetit social vendimin e qeverisë  që rikthen të hënën pushim, kur festat zyrtare qëllojnë në fundjavë.

“Sipas këtij vendimi për festa e pushime, java ime e punës është: Të hënë pushim, te marte pune, të mërkurë pushim, të enjte saliberishizem, të premte punë në zonë, të shtunë pushim, të dielë pushim!! Sa punë, sa punë!! Po patjetër edhe e hëna pushim!! Fjala bie; Unë në Kuvend kam mundësi të punoj me ligjet vetëm të hënë e të martë. Per shkak te rregullores se Kuvendit duhet qe Relacionet si dokumenti i fundit pas shqyrtimit të projektligjeve të depozitohen 24 ore përpara. Pra të mërkurën nuk mund të punoj me projektligjet! Domethënë, të hënë sipas vendimit, pushim, të mërkurë pushim, të shtunë pushim, të djelë pushim; të martë punë, të enjte saliberishizëm, të premte në zonë!! U këputem në punë! Kulmi! Të drejta njeriu siç këto nuk kam parë kund! Vetëm një gjë kam me vendimin e qeverise: Si ti bind bujqit e mi që të mos punojnë të shtunën, të dielën dhe të hënë?!”, shkruan Braçe ironikisht.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë bëhet serioz kur shkruan më tej: “Seriozisht; Kodi i Punës aktualisht ështeë një vjetërsirë që nuk zbatohet jo për ditët e pushimit por për çdo gjë! Reforma e tregut të punës duhet në rradhë të parë duhet të bëj punën të sigurt, të mbrojtur, të mirëpaguar dhe natyrisht ditët e pushimit janë në fund fare fare për ta nxjerrë punën nga shfrytëzimi, madje në disa raste edhe nga skllaveria!”, përmbyll postimin e tij Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapet zyra për gjetjen e të zhdukurve gjatë regjimit komunist
Krim brenda familjes në Gramsh, burri mbyt bashkëshorten »
Article Logic
Execution time: 0.011834859848022
array(1) { ["section"]=> string(83) "erjon-brace-ironizon-qeverine-per-vendimin-e-te-henes-pushim-u-keputem-ne-pune-7555" }