Erl Murati: Ndryshimet kushtetuese i hodhën benzinë zjarrit, tensioni politik do të rritet me afrimin e zgjedhjeve

Publikuar tek: aktualitet, më 07:17 01-08-2020 Erl Murati: Ndryshimet kushtetuese i hodhën benzinë zjarrit, tensioni politik do të rritet me afrimin e zgjedhjeve Gazetari Erl Murati

Gazetari Erl Murati thotë se tensioni politik në vend do të rritet sepse rregullat për të hyrë në zgjedhje nuk pranohen nga të gjithë. Sipas tij, miratimi i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese vetëm i hodhi benzin zjarrit të krizës së politikës shqiptare.

“Deri në maj u duk se kemi një konsensus dhe më në fund të dy palët do të hyjnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me rregulla të njëjta dhe të gjithëpranuara.

Ishin disi surprizë amendamentet kushtetuese që u miratuan në parlament në mënyrë të njëanshme që i hedhin benzinë zjarrit të krizës politike. Ky tension politik që është vërejtur që vjet kur opozita dogji mandatet do të vijojë edhe gjatë vjeshtës ose në fillim të muajit të ardhshëm.

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të prill-majit  2021, tensioni politik do të rritet duke qenë se siç ndodh rëndom rregullat nuk do të pranohen nga të gjithë. Kushtetuta, ligji themeltar i shtetit, u ndryshua pa konsensus me opozitën parlamentare, ndërkohë që këto rregulla nuk pranohen nga një lojtar i rëndësishëm i garës së ardhshme PD-LSI”, u shpreh Murati në Ora Neës.

Më tej, ai tha se nga pikëpamja juridike ndryshimet kushtetuese ishin legjitime, por ndryshimi i Kushtetutës prishë sipas tij 5 qershorin.

“Nga pikëpamja juridike Rama ishte legjitim, por ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës e kthen mbrapsht konsensusin që u arrit për 5 qershorin. Ka gjasa që opozita nuk bie dakord e rregullat zgjedhore, pritet një vit i zjarrtë politik jo vetëm në vjeshtë, por edhe në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010155916213989
array(1) { ["section"]=> string(119) "erl-murati-ndryshimet-kushtetuese-i-hodhen-benzine-zjarrit-tensioni-politik-do-te-rritet-me-afrimin-e-zgjedhjeve-215685" }