Erla Mëhilli ka përshëndetur votuesit e Partisë Demokratike në Vorë , të cilët kanë hedhur votën për kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili, i cili është shpallur fitues. Ndonëse Vora ka qenë një pikë e nxehtë gjatë gjithë fushatës, kjo zonë vijon të mbetet bastion i Partisë Demokratike. Fiqiri Ismaili garonte përballë kandidatit të ASHE, Luan Sallaku.
“Vora të lumtë dora. U gëzova realisht shumë” , shkruan ish zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli në një postim në Facebook.