Ermal Meta kthehet sërish në Sanremo me projektin e madh

Publikuar tek: barometri, më 08:20 20-12-2017 Ermal Meta kthehet sërish në Sanremo me projektin e madh

Ermal Meta këngëtari i njohur shqiptar jashtë vendit po korr suksese të njëpasnjëshme. Pasi fitoi vendin e tretë në festivalin më të rëndësishëm në Itali atë të “Sanremos” e më pas u nominua në kategorinë “Best Italia” në MTV Europe Music Awards një vit më herët, Meta kthehet sërish në Sanremo.

Vitin që shkoi u rendit i treti në festivalin e rëndësishëm muzikor, në të cilin marrin pjesë artistët me në zë. Këtë herë shfaqet me duet me Fabricio Moron, duke interpretuar këngën “Non mi avete fatto niente”, kurse vjet suksesin e arriti me “Vietato Morire”.

Deri më tani ka publikuar dy albume: “Umano” dhe “Vietato morire”, mjaft të suksesshme. Kujtojmë se vjet në festival u nderua me çmimin kritik, por këtë herë presim edhe më mirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037383079528809
array(1) { ["section"]=> string(63) "ermal-meta-kthehet-serish-ne-sanremo-me-projektin-e-madh-103720" }