Ermira Babamusta, shqiptarja e parë që nderohet me medaljen e artë nga Presidenti Obama

Publikuar tek: bota, më 17:53 09-02-2016 Ermira Babamusta, shqiptarja e parë që nderohet me medaljen e artë nga Presidenti Obama

Ermira Babamusta është shqiptarja e parë që u nderua nga Presidenti Obama për punën e saj humanitare. Në 2014 Ermira shërbeu në programin e Shërbimit Kombëtar të Zyrës së Presidentit të Sh.B.A.-së. Shtëpia e Bardhë e nderoi Ermira Babamustën me vlerësimin më të lartë, me medalje ari dhe çmimin “President’s Volunteer Service Award”. Ky vlerësim nga Presidenti i dhurohet qytetarëve amerikanë që kanë treguar një jetë të jashtëzakonshme në shërbim të tjerëve dhe që sjellin inspirim për ndryshim pozitiv në Amerikë dhe botë.

“Jam shumë krenare që nëpërmjet Programit të Shërbimit Kombëtar të Presidentit pata mundësinë t’i shërbej interesit kombëtar të ShBA-së për paqe në botë, demokraci dhe ndërtim të komunitetit në aspektin kulturor dhe civil. Falënderoj Shtëpinë e Bardhë që më vlerësuan me çmimin më të lartë, medaljen e artë për kontributin tim për shtetin amerikan që e dua dhe vlerësoj shumë,” tha Ermira Babamusta.

ermira1-1-301x200.jpg“Në 2014, punova në mënyrë vullnetare si drejtoreshë rajonale për Projektin “Borgen” që lufton kundër varfërisë në botë. Bashkëpunova dhe me “Charity Miles”, “Wounded Warrior Project” dhe me Fondacionin e Kombeve të Bashkuara – “Girl Up” për të rritur ndërgjegjësimin ndërkombëtar për edukimin dhe mirëqenien e vajzave të reja nëpër botë. Përveç kësaj kam qenë dhe pjesë e programit “AmeriCorps” si dhe kam udhëhequr projektin tim dyvjeçar “Aksion për Paqe” (New York-Prishtinë) për të përkrahur komunitetin amerikan dhe shqiptar, sidomos të rinjtë dhe familjet amerikane të veteranëve,” shtoi Ermira.

Ermira Babamusta njihet për arritjet e saj në fushën e diplomacisë dhe politikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu për promovimin e shqiptarëve të talentuar në botë. Ajo mbahet mend më së shumti si një nga personat që ka punuar në administratën e Presidentit Obama dhe për vlerësimin që ka marrë nga Kongresi Amerikan.

Ermira Babamusta është shpallur “Gruaja e Vitit”, “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” nga Instituti i Paqes Kessel dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kryetari i Mazhorancës të Senatit Amerikan, Harry Reid, Kongresi Amerikan. Ndërsa babai i saj, Profesor Neki Babamusta (Mësues i Merituar) u emërua “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë” nga Kongresi Amerikan  për forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. Në 2007 dhe 2012-13 Ermira ka kryer dy misione diplomatike-kulturore në Kosovë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe lobimin e integrimit evropian të Kosovës. Ka punuar si drejtoreshë për fushatën presidenciale të Presidentit Obama në zgjedhjet e 2008 dhe 2012; në Departamentin e Paqes të OKB-së në New York dhe në Kongresin Amerikan në Washington DC. (Atsh)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022162914276123
array(1) { ["section"]=> string(92) "ermira-babamusta-shqiptarja-e-pare-qe-nderohet-me-medaljen-e-arte-nga-presidenti-obama-32146" }