Erozioni dhe ndërtimet pa kriter shkatërrojnë “Currilat” në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 30-01-2015 Erozioni dhe ndërtimet pa kriter shkatërrojnë “Currilat” në Durrës

Zona e Currilave, një nga zonat turistike të bregdetit te Durrësit, po shkon gjithnjë dhe më teëer drejt shkatërrimit. E gjithë vija natyrale bregdetare është pushtuar nga ndërtimet me leje apo pa leje. Ndërsa kodra ku qëndron edhe fari ka përsuar një ndryshim dramatik vitet e fundit.

Për shkak të prerjes së pemëve, dheu rrëshqet masivisht sa herë bie shi. Madje, disa ndërtime rrëzë saj sot janë të varrosura nën llucë.

Bashkia e Durrësit edhe pse është vënë në dijeni shpesh herë për situatën alarmante, nuk ka marrë asnjë masë. I vetmi lajm i mirë për zonën e Currilave, sipas ATSH është projekti i Ministrisë së Mjedisit për gjelbërimin dhe kthimin në një park natyror të kodrave në faqen perëndimore të bregdetit.

 Ripyllëzimi po ndihmon edhe në krijimin e një qëndrueshmerie të kodrës që në vitet e fundit nga rreshqitjet masive të dheut, ishte kthyer në një zonë të rrezikshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarët e lartë, në pension 60 vjeç
"Tema" kundër mediave të Irfan Hysenbelliut për ministrin Ahmetaj »
Article Logic
Execution time: 0.012711048126221
array(1) { ["section"]=> string(69) "erozioni-dhe-ndertimet-pa-kriter-shkaterrojne-currilat-ne-durres-1893" }