Kryeministri Edi Rama poston të tjera pamje nga spitalet në vend, duke e krahasuar me gjendjen e sistemit shëndetësor të shtatë viteve më parë.
Gazetari i kryeministrit ka vizituar disa ambiente të Spitalit të Kirurgjisë “Frederik Shiroka” në QSUT. Ndërsa në fund të videos të publikuar nga Rama, janë shfaqur edhe pamjet që sipas tij tregojnë gjendjen e mjeruar të këtij spitali 7 vite më parë.
“Kush nuk do që ta shikojë se çfarë transformimi epokal po ndodh me shëndetësinë falë qeverisjes sonë dhe ose kur flet mbrapsht vazhdon mban mend spitalet e tmerrshme të së shkuarës, ose pa shkuar shyqyr Zotit vetë në spital vazhdon ushqehet me thashethemet denigruese për bluzat e bardha, nuk e ndryshon dot sidoqoftë faktin kokëfortë se sot, Shqipëria ka hyrë në rrugën e një rilindjeje pa kthim, që vazhdon çdo ditë në sektorin e shëndetësisë”, shkruan Rama.
Video: