'ERTV të dalë televizion e të konkurrojë këto të tjerat', Rama: Kush tha që portalet do mbyllen? Kështu është po të dëgjoni kushëririn, ja çfarë do të bëjë AMA

Publikuar tek: aktualitet, më 12:42 18-12-2019 'ERTV të dalë televizion e të konkurrojë këto të tjerat', Rama: Kush tha që portalet do mbyllen? Kështu është po të dëgjoni kushëririn, ja çfarë do të bëjë AMA Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është duke folur për paketën Anti-shpifje që pritet marrë miratimin e Kuvendit.

Rama kritikoi ashpër fjalorin dhe kërcënimet e pedagogut Mark Marku, dje në emisionin 'Opinion', duke iu referuar atij si profesori i letrave me gjuhë të shthurrur.

'E ndoqa dje atë, Mark Markun. Po si mundet ai të përdorë fjalë të ndyra ndaj një deputeti, si mundet ai të kërcënojë një deputet, duke i thënë do të bie me shishe. Ky është profesori i letrave, me gojë të shthurrur. Kush ta jep ty lirinë të kërcënosh.

Kjo zhurmë po i bën publicitet ERTV. Ky është qëllimi që, ERTV-në ta nxjerrim televizion dhe të konkurrojë të tjerat.

Të gjitha pikat e paketës janë bërë me rekomandim të plotë të ekspertëve të OSBE. Drafti ynë është përditësuar në çdo detaj deri në fund, por thelbi është po ai. Ne nuk po bëjmë një ligj si Gjermania e vendet e tjera të BE, sepse i kanë shumë të ashpra. Ne po përpiqemi ta bëjmë një li9gj më të butë këtë kuadër, dhe të mbrojmë të drejtat e qytetarëve. Nuk e kemi fuqinë që ka Gjermania që të themi ti do na thuash ne ta bëjmë këtë ligj apo jo? Për të kujtuar, profilet fallco nuk hapen dot atje. Ata, brenda pak sekondash, pastrojnë gjithë fushën. Ne nuk kemi shkuar deri atje, ne kemi vetëm synim të mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut.

S’ka më unë të bëj gjëmën e ti duhet të më përgjigjesh. Për më tepër ligji ka edhe procedura të shpejta administrative. Nuk mundet dot që për një efekt imediat të dëmshëm ndaj një personi të presësh për të dënuar personin përgjegjës. Ligji ofron proocedura të shpejta administrative. Nuk mund të bësh ti biznes me jetën e tjetrit. Duhet të dish me kë ke të bësh, jo me prita dhe  ferra që të bëjnë gjëmën dhe ti nuk ke ku të shkosh. Je përpara pushkatimit dhe ti nuk di ku të shkosh. Si ëstë kjo? Ku është këtu liria dhe e drejta?

Nuk ekziston mbyllja. Kush thotë që ky ligj mbyll portalet, ose gënjën ose nuk e ka lexuar fare ligjin.

Dhe në fund AMA, konkludon por nuk gjykon, gjykon vetëm gjykata. Për të gjithë ata që thonë ma tha miku apo kushëriri. Nuk ka ligj të përsosur, po ky do na mbrojë dhe shpëtojë nga llumi i shpifjes',. tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Koha juaj ka mbaruar’, Hajdari ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Ke 6 vjet që nuk lë TV pa dalë
Hajdari ‘prehet’ në fytyrë, Rama e sfidon: Lëri përrallat, po hajde në vendin tim dhe puno »
Article Logic
Execution time: 0.012360095977783
array(1) { ["section"]=> string(160) "ertv-te-dale-televizion-e-te-konkurroje-keto-te-tjerat-rama-kush-tha-qe-portalet-do-mbyllen-keshtu-eshte-po-te-degjoni-kusheririn-ja-cfare-do-te-beje-ama-189746" }