Ervin Bushati: Pandemia shkaktoi tkurrje ekonomike në të gjithë botën, por Shqipëria vazhdon përpara në mënyrë dinjitoze

Publikuar tek: politike, më 22:44 15-01-2021 Ervin Bushati: Pandemia shkaktoi tkurrje ekonomike në të gjithë botën, por Shqipëria vazhdon përpara në mënyrë dinjitoze Ervin Bushati

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka folur në emisionin “Ekopolitikë” në lidhje me situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Ai tha se ekonomia e Shqipërisë u godit rëndë jo vetëm nga pandemia, por edhe nga dy tërmetet e vitit 2019, ku ai i 26 nëntorit ishte shkatërrimtar.

Sipas tij, edhe pse pandemia ka goditur ekonominë e të gjithë botës, sërish Shqipëria vazhdon përpara në mënyrë dinjitoze.

“Akoma kemi njerëz të pa akomoduar nga pasojat që la pas tërmeti i 2019-ës. Këto kanë bërë që ekonomia të ketë një tkurrje rreth 6 %. Është një tkurrje e menaxhueshme. Franca e ka 9 % në raport me GDP-në. Këto janë forca madhore që nuk i përgatitesh dhe i pret. Më keq se kaq nuk bëhet, nuk mund të kombinohet më. Ja dhe një tërmet që filloi që në shtator të vitit 2019. Një tërmet tjetër në nëntor, që ishte i rëndë, frenoi shumë turizmin. Duhet të ndihmoheshin këto qytetarë. Më pas filloi pandemia dhe bllokoi të gjithë botën.

Ne kishim mbi kurriz dhe tërmetin e 2019-ës. Sot 91 % e bizneseve të Shqipërisë nuk paguajnë tatim-fitimin. Unë pres të kemi një sektor ndërtimi shumë më të rritur. Do të jenë dyfishi i asaj që kanë qenë. Në të gjithë vendet e botës ndërhyrja e shtetit në ekonomi ka qenë masive. Përtej teorive të majta dhe të djathta, në të gjithë vendet e botës ndërhyrjet kanë qenë masive. Vendet që ne mund t’i quajmë më të djathta se sa ne, ndërhyrjet i kanë pasur masive. Shqipëria sido që të jetë në mënyrë dinjitoze vazhdon përpara. Turizmi u mbajt mirë, ka vende që u bllokuan totalisht. Ne e kishim 60% të turizmit”, tha Bushati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taulant Balla bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Javën e ardhshme do ketë habere nga SHBA për Lulzim Bashën
Elisa Spiropali: I qëndroj deklaratës që Rama është si Skënderbeu, vetëm ai di të bëjë qytete »
Article Logic
Execution time: 0.013394832611084
array(1) { ["section"]=> string(125) "ervin-bushati-pandemia-shkaktoi-tkurrje-ekonomike-ne-te-gjithe-boten-por-shqiperia-vazhdon-perpara-ne-menyre-dinjitoze-235182" }