Erzen Breçani fiton betejën me ministrin Tahiri, rikthehet në detyrë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:08 26-01-2015 Erzen Breçani fiton betejën me ministrin Tahiri, rikthehet në detyrë

Një prej personazheve më kontroversë të policisë shqiptare në vitet e fundit dhe një prej emrave ku qeveria e Partisë Demokratike bazohej në strukturat e rendit dhe sigurisë, Erzen Breçani ka fituar një tjetër betejë me shtetin, këtë herë të udhëhequr nga PS e LSI.

Ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës në qeverisjen e demokratëve ka fituar çështjen në gjykatë, dhe duhet të rikthehet në detyrë me gradën që ka pasur në çastin e lirimit. Ky është vendimi i apelit në gjykatën administrative pas animimit që Breçani i bëri urdhrit për transferimin e më pas lirimin e tij nga detyra.

Erzen Breçani në shtator të vitit të shkuar u transferua nga Tirana në qarkun e Dibrës, ndërsa pak ditë më pas ai u lirua nga detyra, me urdhër të ministrit Tahiri. Mes Saimir Tahirit dhe Breçanit ka patur përplasje serioze në të shkuarën, kur Tahiri ishte deputet dhe ndodhej në disa qendra votimi në zgjedhjet për Tiranën.

Vetëm pak ditë më parë, Breçani akuzoi rëndë ministrin e Brendshëm, pasi sipas tij një personazh i botës së krimitsi Emiliano Shullazi rrinte në makinën e Tahirit në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Në CV e “zezë” të Erzen Breçanit, gjendet gjithashtu dhunimi i rëndë i kameramanit të Top Channel, Gentian Ballta, gjatë kohës kur ky po filmonte në përputhje me rregullat pranë drejtorisë së policisë Tiranë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U akuzua se kërcënoi kryebashkiakun e Korçës, lirohet 59 vjeçari
ALUIZNI bën analizën, në një vit u punua sa PD në 8 vjet »
Article Logic
Execution time: 0.0119788646698
array(1) { ["section"]=> string(72) "erzen-brecani-fiton-betejen-me-ministrin-tahiri-rikthehet-ne-detyre-1540" }