Është apo jo ky person Klodi James Lesi me të birin? (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 14:12 21-01-2016

 Autoritetet greke por edhe populli grek vazhdojnë hetimin për shqiptarin Klodi James Lesi dhe të birit të tij, të cilët nuk janë gjendur akoma. Një video e publikuar nga kanali televiziv “ALPHA” në Athinë tregon një burrë me një fëmijë nën krah.

Mediat greke, por edhe policia dyshojnë nëse personi i videos është Klodi James Lasi me të birin, ndërsa gruaja, e cila kishte raportuar para disa ditësh në policinë greke se kishte parë shqiptarin, thotë për kamerën e televizionit se është 100% e sigurt se dy personat e videos  janë Lesi dhe Fivos. Ajo ka thënë se e ka pyetur burrin e videos “përse fëmija ndodhet jashtë shtëpisë tij në këtë orë? Ju duhet ndonjë ndihmë?” dhe ka marrë përgjigjen “djali im është i sëmurë dhe në shtëpi ndodhet gruaja ime me fëmijën tjeter.

Ne nuk duam që të na sëmuret edhe fëmija tjetër prandaj dola një xhiro”. Gruaja e cila nuk e tregon fytyrën e saj tha se ishte çuditur për faktin se një burrë me të birin e vogël ndodhen jashtë shtëpisë tyre në mes të natës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031296014785767
array(1) { ["section"]=> string(63) "eshte-apo-jo-ky-person-klodi-james-lesi-me-te-birin-video-30594" }