‘Është çështje e SPAK-ut’, Ahmetaj i kthehet gazetarit: Po pse marrëdhëniet e mia do hetojë SPAK-u, çfarë po thua kështu?

Publikuar tek: politike, më 21:33 22-10-2020 ‘Është çështje e SPAK-ut’, Ahmetaj i kthehet gazetarit: Po pse marrëdhëniet e mia do hetojë SPAK-u, çfarë po thua kështu? Arben Ahmetaj

Tema e inceneratorëve ka prodhuar debat të nxehtë këtë mbrëmje në “Opinion”, ku ministri i shtetit për Rindërtmin, më herët ministër i Financave Arben Ahmetaj, është përballur me pyetjet e gazetarëve.

Debati është zhvilluar mes gazetarit Robert Rakipllari dhe ministrit Ahmetaj, në lidhje me marrëdhëniet e tij me Klodian Mërtirin apo bashkëshorten e tij e cila konsiderohet se një nga personat që ka përfituar miliona euro për të marrë në menaxhim impiantin e inceneratorëve.

Fevziu: Si e njeh këtë Klodian Mërtirin?

Ahmetaj: Siç njoh dhe ty, me ty kam më shumë miqësi se me Klodian Mërtit , me Bashkim Ulajt e me shumë të tjerë.

Fevziu: Në çfarë rrethanash jeni njohur?

Ahmetaj: Jam njohur në kafe tek “Lion Park”, ndërsa me ty jam njohur në shkollë, me Bashkim Ulajn jam njohur në një darkë pune.

Fevziu: Nuk keni qenë pjesë e procedurës?

Ahmetaj: Zero, në asnjë.

Rakipllari: Ju thoni që s’keni lidhje me atë personin, është histori penale

Ahmetaj: Ore çfarë po thua ti? Si histori penale? Marrëdhënia ime me njerëz janë penale? Çfarë janë këto? Tërhiqe

Rakipllari: Unë nuk i hyj asaj historie

Ahmetaj: Ore po ti the penale

Rakipllari: Ajo është një histori që mund ta hetojë SPAK-u

Ahmetaj: Po le të hetojë çfarë të dojë SPAK-u more, pse marrëdhëniet e mia me njerëz do hetojë SPAK-u? Po le të hetojë ç’të dojë more.

Rakipllari: Pyetja është kjo, ky person, bashkëshorja e të cilit ka përfituar 3 kontrata inceneratorësh në Shqipëri...

Ahmetaj: Kjo bashkëshortja e tij thotë ky, nuk e konsideron as zonjë, as biznesëoman,

Fevziu: Po si u bë biznesëoman ajo? Se PD ka vënë gishtin mbi këtë person, e ka akuzuar. Kur merr 400 mln euro një person...

Rakipllari: Në 16 dhjetor janë bërë 9 procedira brenda ditës. U shpall fituese. Nuk janë pritur 7 ditë që të bëhet ankimimi, por është bërë brenda asaj dite...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paditë e PD për inceneratorët, ambasadorja Kim: Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD: Lista e ardhshme e PD-së më katastrof se sa në 2017 »
Article Logic
Execution time: 0.011208057403564
array(1) { ["section"]=> string(122) "eshte-ceshtje-e-spak-ut-ahmetaj-i-kthehet-gazetarit-po-pse-marredheniet-e-mia-do-hetoje-spak-u-cfare-po-thua-keshtu-224790" }