“Është filmuar duke pirë drogë në publik”, zbulohet emri i kryebashkiakut të videos së bujshme

Publikuar tek: politike, më 14:35 21-01-2020 “Është filmuar duke pirë drogë në publik”, zbulohet emri i kryebashkiakut të videos së bujshme Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla

Në medie ka bërë bujë një lajm i përhapur së fundmi ku thuhej se një kryebashkiak i PS është filmuar duke konsumuar drogë në ambiente publike. Sot është bërë publik emri i tij dhe bëhet fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Disa ditë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha në emisionin ‘Opinion’ ka deklaruar se një video e një kryebashkiaku duke konsumuar lëndë narkotike është ende në qarkullim, por pa bërë me dije emrin. “Ka video të një kryebashkiaku që pi drogë në ambiente publike”, ka thë thënë ndër të tjera Hoxha. Sipas Faxweb kryebashkiaku për të cilin ka një video të tillë është ai i Bulqizës.

Videoja për të cilën përflitet ende nuk është bërë publike, por kujtojmë që vëllai dhe i biri i Allës janë kapur më herët me lëndë narkotike. Në nëntor të vitit të kaluar dajli i kryebashkiakut është arrestuar nga policia e Tiranës me një sasi droge në makinën e tij. Ndërsa vëllai i tij në shtator të vitit të kaluar mbeti i plagosur pas një sherri, që dyshohej se kishte ndodhur mes grupeve kriminale në Bulqizë për trafik droge.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070028305053711
array(1) { ["section"]=> string(98) "eshte-filmuar-duke-pire-droge-ne-publik-zbulohet-emri-i-kryebashkiakut-te-videos-se-bujshme-192714" }