Kompania farmaceutike Moderna aplikoi dje për të marrë autorizimin e përdorimit të vaksinës anti-COVID në SHBA dhe Europë.
Kompania u kërkoi autoriteteve amrikane dhe atyre europiane të verifikojnë të dhënat që tregojnë se vaksina e tyre është 94.1% efektive në parandalimin e Covid-19, si dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.
Me shumë gjasa, FDA-ja amerikane do ta aprovojë përdorimin e vaksinës. “Kjo është goditëse”, tha Dr.Paul Offit, anëtar i FDA-së: “Këto të dhëna janë fantastike”.
Moderna bëhet kështu kompania e dytë që aplikon për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës. Më herët aplikoi edhe kompania Pfizer. Aplikimet si në SHBA dhe Europë pritet të shqyrtohen nga komitetet përkatëse gjatë dhjetorit.