Është futur në oksigjen, Boris Johnson mesazh nga spitali: Qëndroni brenda dhe shpëtoni jetë

Publikuar tek: bota, më 16:21 06-04-2020 Është futur në oksigjen, Boris Johnson mesazh nga spitali: Qëndroni brenda dhe shpëtoni jetë

Ditën e sotme kryeministri i Anglisë, Boris Johnson është futur në oksigjen, pasi mbrëmjen e djeshme u shtrua në spital pas simptomave të vazhdueshme të koronavirusit.

Kryeministri u dërgua në Spitalin ‘St Thomas’ me simptoma të vazhdueshme përfshirë temperaturë dhe kollë.

Me anë të një postimi në ‘Twitter’ Johnson ka falinderuar spitalin ku është i shtruar dhe ndërkaq u ka bërë dhe thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda 

“Dua të them faleminderit, të gjithë stafit të shkëlqyeshëm të NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) që kujdesen për mua dhe të tjerët në këtë kohë të vështirë. Ju jeni më të mirët e Britanisë.

Qëndroni të sigurt për të gjithë, dhe ju lutemi mos harroni të qëndroni në shtëpi për të qenë të mbrojtur dhe për të shpëtuar jetë,” shkruan Johnson.

Në Britani numri i rasteve me koronavirus vijon të rritet, ndërsa deri në këto momente janë 47.806 persona të prekur dhe fatkeqësisht 4.934 prej tyre kanë ndërruar jetën.

92123926_226231142063151_3388098712524816384_n_1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01007604598999
array(1) { ["section"]=> string(97) "eshte-futur-ne-oksigjen-boris-johnson-mesazh-nga-spitali-qendroni-brenda-dhe-shpetoni-jete-201595" }