“Është gjallë, është gjallë”: Momenti tronditës kur peshkatari turk shpëton fëmijën sirian (Video)

Publikuar tek: bota, më 16:19 25-10-2015

Një video dramatike tregon momentin kur një fëmijë sirian vetëm 18 muajsh shpëtohet nga dy peshkatarë turq në një provincë pranë Izmirit.

Muhamedi i vogël u vu re nga dy peshkatarët, Recep Evran dhe Cenap Gumran teksa ata po lundronin në det të hapur me varkën e tyre të peshkimit. Në video dëgjohen thirrjet e peshkatarit: “Ka njerëz aty. Afrohu por mos i kalo sipër”. E teksa varka e tyre afrohet njëri prej peshkatarëve thërret: “Vëlla, është gjallë, është gjallë”.

Nëna e fëmijës e cila ndodhej poashtu në det me jelek shpëtimi i falënderoi peshkatarët ndërsa sipas raportimeve të mediave turke, babai fëmijës është ende në Siri. Të dy peshkatarët e vizituan Muhamedin e vogël gjatë ditës së sotme në spital ku ai ndodhet i shtruar jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01310920715332
array(1) { ["section"]=> string(98) "eshte-gjalle-eshte-gjalle-momenti-trondites-kur-peshkatari-turk-shpeton-femijen-sirian-video-23938" }