Është larguar nga Top Channel? Përgjigjet Albana Osmani: Do ketë surpriza

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:09 16-07-2019 Është larguar nga Top Channel? Përgjigjet Albana Osmani: Do ketë surpriza

Ditët e fundit në media kanë qarkulluar disa lajme për largimin e moderatores Albana Osmani nga Top Channel, ku ajo ka ushtruar më shumë se 15 vite karrierë.

Për këtë moderatorja është pyetur së fundmi në rubrikën 'Më bëj një pyetje' në Instastory.

“A janë të vërteta këto që kanë shkruar portalet së fundmi?” e pyet një ndjekës.

“Unë them gjithmonë ‘mos u merrni me llafe’. Njerëzit e mëdhenj janë ata që bëjnë diferencën nisur nga gjëra të vogla. Unë çmoj profesionistët dhe njerëzit besnik përreth meje” u përgjigj ajo, por fansat nuk i ka lënë kureshtja dhe kanë kërkuar të dinë se përse nuk ishte mbrëmë e pranishme në sheshin “Skënderbej”, në koncertin e Digitalb me rastin e 15 vjetorit.

“I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë gjithë shqiptarët. Gëzohem që isha një dritë e llampës së madhe që foli shqip kudo. Suksese më tej!”, tha Albana, por një tjetër ndjekës e ka pyetur drejtpërdrejti nëse është larguar nga Top Channel.

“Unë qëndroj në statusin më të lartë në botë. Jam fëmijë i Perëndisë së gjallë. Atij i jam mirënjohëse për talentet, dhuratat dhe mundësitë për të realizuar çdo ëndërr timen me punë, energji dhe gëzim. Personalisht më pëlqejnë shumë sfidat ndaj jam gjithmonë gati për gjëra të bukura! Ka kaq shumë përpara dhe jam e lumtur!”, deklaroi moderatorja, ndërsa tha se “po shqyrton propozimet dhe ato që ka propozuar” dhe se do të rikthehet së shpejti me surpriza.

auto_Screenshot_21563257611.jpg

auto_Screenshot_31563257611.jpg

auto_21563257612.jpg

auto_11563257613.jpg

-640-0-5d2d7eaa60f0b.jpg

maxresdefault.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070950984954834
array(1) { ["section"]=> string(78) "eshte-larguar-nga-top-channel-pergjigjet-albana-osmani-do-kete-surpriza-172404" }