‘Është mirë të tërhiqesh si kampion’, largohet drejtori i Tiranës Arbi Laçi

Publikuar tek: sport, më 18:56 22-09-2020 ‘Është mirë të tërhiqesh si kampion’, largohet drejtori i Tiranës Arbi Laçi Arbër Laçi

Çdo fillim e ka një fund. Arbi Laçi është larguar zyrtarisht nga Tirana. Ish-drejtori sportiv i bardhebluve ka konfirmuar gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Laçi shkruan: ”Është  më mirë të largohesh si kampion”.

kr.jpg

Por nga postimi i 31-vjeçarit duket që palët kanë mbyllur me konsensus bashkëpunimin, teksa nuk heziton të tregojë një çast me presidentin Halili në ceremoninë e titullit kampion.

Arbi Laçi ka qënë ”arkitekti” që ndërtoi një Tiranë me formulë fituese. Ekipi ia doli të fitonte titullin kampion në Superligë, jo vetëm falë asaj çka dhanë në fushën e lojës, por edhe prej punës së palodhshme në brendësi të klubit.

Kjo ndarje nuk është përfundimtare, pasi Arbi do mbajë në zemër gjithmonë Tiranën…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013259172439575
array(1) { ["section"]=> string(79) "eshte-mire-te-terhiqesh-si-kampion-largohet-drejtori-i-tiranes-arbi-laci-221283" }