Është në Europë, por jo në BE, zbulohet arsyeja pse ky shtet do të përdorë në popullatë të tre vaksinat anticovid

Publikuar tek: bota, më 15:58 04-12-2020 Është në Europë, por jo në BE, zbulohet arsyeja pse ky shtet do të përdorë në popullatë të tre vaksinat anticovid Foto ilustruese

Norvegjia, një nga vendet me mirëqënien sociale më të lartë në botë, mund të aplikojë të tre llojet e vaksinave anticovid në popullatë. Sipas Reuters, do të përdoren trë vaksinat e zhvilluara nga Moderna, AstraZeneca, Pfizer dhe BioNTech.

Ministri i Shëndetësisë së Norvegjisë tha se në tremujorin e parë të vitit 2021, Oslo pret të marrë një total prej 2.5 milionë dozash, duke mbuluar 1.25 milion njerëz ose 23% të popullsisë, në pritje të miratimit të vaksinave nga rregullatorët evropianë.

Dozat do të mbulonin afërsisht 1.3 milion njerëz në Norvegji të cilët konsiderohen grupe rreziku, tha ministri i Shëndetësisë, Bent Hoeie, ndërsa 340 mijë pjestarë të sistemit shëndetësor në kontakt me pacientët do të duhet të presin. “Deri në Pashkë, ne mund të jemi në një situatë krejtësisht të ndryshme nga sot”, tha Hoeie.

Njerëzit e parë që do ta marrin do të jenë pensionistët e shtëpive të kujdesit dhe ata “më të moshuarit” që jetojnë në shtëpi, të ndjekur nga njerëzit e moshës 65 vjeç ose më shumë plus të rriturit e rinj me kushte para-ekzistuese. Oslo do të sigurojë vaksina falas dhe do t’i bëjë ato pjesë të programit kombëtar të vaksinimit të vendit.

Norvegjia, si vend jo-anëtar i BE-së do të ketë qasje në disa prej vaksinave të marra nga Bashkimi Evropian falë Suedisë, një anëtare e BE-së që do të blejë më shumë sesa i nevojitet dhe t’i shesë ato në Norvegji, menjëherë pas Vitit të Ri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MEGA-SKANDALI/ Politikanë nga nëntë shtete evropiane përfshihen në një orgji homoseksuale në Bruksel, organizatori zbulon gjithçka
Ndodhi ajo që frikësoheshim! Dalin pamjet e objektit të çuditshëm në qiell, ekzistenca e UFO-ve mund të vërtetohet »
Article Logic
Execution time: 0.010522127151489
array(1) { ["section"]=> string(118) "eshte-ne-europe-por-jo-ne-be-zbulohet-arsyeja-pse-ky-shtet-do-te-perdore-ne-popullate-te-tre-vaksinat-anticovid-230175" }