“Është një qen i tërbuar”, Trump i del “në mbrojtje” Joe Biden pas sulmit nga media koreano-veriore

Publikuar tek: bota, më 16:18 17-11-2019 “Është një qen i tërbuar”, Trump i del “në mbrojtje” Joe Biden pas sulmit nga media koreano-veriore Donald Trump / Joe Biden

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas një artikulli nga agjencia mediatike shtetërore e Koresë së Veriut që e quante Joe Biden një “qen të tërbuar që duhet rrahur për vdekje me shkop”.

Përmes një postimi në Twitter, Trump thotë se Biden, i cili pritet të jetë kundërshtari i tij në garën për president, mund të jetë “i ngadaltë” dhe “i përgjumur”, por jo një “qen i tërbuar”.

“Joe Biden mund të jetë i përgjumur dhe shumë i ngadaltë, por ai nuk është një "qen i tërbuar". Ai është në të vërtetë disi më i mirë se aq, por unë jam i vetmi që mund t'ju çoj atje ku duhet të jeni. Ju duhet të veproni shpejt, të pranoni marrëveshjen. Shihemi se shpejti!”, shkruan Trump.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023718118667603
array(1) { ["section"]=> string(101) "eshte-nje-qen-i-terbuar-trump-i-del-ne-mbrojtje-joe-biden-pas-sulmit-nga-media-koreano-veriore-186204" }