“Është vërtet FATKEQËSI”, Rama i përgjigjet hidhur Metës: Ka dalë komplet nga SHINAT, e TURPSHME dhe sekëlldisëse për të gjithë ne

Publikuar tek: politike, më 09:20 20-10-2020 “Është vërtet FATKEQËSI”, Rama i përgjigjet hidhur Metës: Ka dalë komplet nga SHINAT, e TURPSHME dhe sekëlldisëse për të gjithë ne Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje të fortë presidentit Ilir Meta, mëngjesin e sotëm pak para mbledhjes me drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe.

Duke iu referuar deklaratës për media me tone të ashpra që kreu i shtetit mbajti ditën e djeshme, Rama tha se “është fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe marrëzisë së Ilir Metës, po ndodh shumë përpara kohe”, duke nënkuptuar se reagime të tilla pranë zgjedhjeve do të ishin më të kuptueshme. “Nuk e di ku do të shkojë kaq herët sa ka filluar”, tha Rama.

“Fatkeqësisht ai ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij”, vijoi kryeministri Rama.

“Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar, sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme dhe sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e Presidentit të Rrepublikës që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispzision të një force të degraduar siç është partia prej të cilës ai vjen dhe tek e cila ai shkon. Është për të ardhur keq”, u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Të mbaj një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar, Basha publikon ankesën e biznesmenit të bar-restorantit: Koha nuk pret (VIDEO)
Kodi Zgjedhor, Kryemadhi: Meta do t’i japë DHE NJË SHANS maxhorancës, fitorja tonë do jetë PLEBISHITARE »
Article Logic
Execution time: 0.011491060256958
array(1) { ["section"]=> string(132) "eshte-vertet-fatkeqesi-rama-i-pergjigjet-hidhur-metes-ka-dale-komplet-nga-shinat-e-turpshme-dhe-sekelldisese-per-te-gjithe-ne-224401" }