Eskorta e Donald Trump i shpëton mrekullisht aksidentit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 18:42 31-08-2017 Eskorta e Donald Trump i shpëton mrekullisht aksidentit (VIDEO)

Udhëtimi i Donald Trump drejt Misurit u shoqërua me një ngjarje të pakëndshme.

Derisa autokolona e Trump po udhëtonte në autostradë, një makinë ka dal nga nje zonë me pyje, por një kanal anësor e ka penguar makinë të përplaset me eskortën presidenciale.

Pamjet filmike të qytetarëve po bëjën xhiron e botës dhe fillimisht u përfol për për një tentativë ndaj Presidentit amerikan.

Por në deklaratën e policisë, thuhej se nuk bëhej fjalë për një përpjekje për të sulmuar autokolonën presidenciale, por për një incident të ndodhur në kohën e gabuar dhe vendin e gabuar.

Sipas policisë, mjeti në fjalë ishte duke udhëtuar në një rrugë dytësore kur ka pësuar probleme me sistemin e frenimit dhe për pasojë ka kaluar përmes pemëve aty pranë dhe ka përfunduar në autostradë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20456194877625
array(1) { ["section"]=> string(67) "eskorta-e-donald-trump-i-shpeton-mrekullisht-aksidentit-video-90761" }