Ethe zgjedhore në Sarandë: Zgjedhje në ASAMBLENË e PS, votohet për KRYETARIN E RI (Ja EMRAT në garë)

Publikuar tek: politike, më 12:08 17-02-2018 Ethe zgjedhore në Sarandë: Zgjedhje në ASAMBLENË e PS, votohet për KRYETARIN E RI (Ja EMRAT në garë) Jonida Avduli, kryetarja aktuale

Ethe zgjedhore në Sarandë, shkruan newsbomb.al.

Hapet gara për zgjedhjet e Asamblesë së Partisë Socialiste për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Jonida Avduli e cila ka mbajtur deri tani postin e kryetares është emëruar drejtoreshë Hipoteke në Sarandë e për rrjedhojë ka lindur nevoja e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Sakaq, newsbomb.al, zbulon 7 emrat e përfshirë në garë. Ata janë; Krenar Islamaj, biznesmen i njohur në qytet (drejtues i grupit Islamaj, pronar i disko Mango, i disa karburantet etj ). Gjithashtu në garë për të marrë kreun e PS Sarandë është Leonidha Cavo, drejtor i Shërbimeve Sociale në Bashki, i cili përfaqëson një model të intelektualëve në Sarandë.

Kandidati i tretë është Ardi Kola, ish-sportist i qytetit, një i ri me vizion. Gjithashtu pjesë e listës së kandidatëve për kreun e PS janë,  Genta Mara, Nikolica Qofiri, Eleron Gjoni, ish-drejtor në doganë e Mariel Murati, drejtor i ALUIZNI-t Sarandë.

Mbetet për t’u parë se kë do votojnë socialistët./ newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012148857116699
array(1) { ["section"]=> string(103) "ethe-zgjedhore-ne-sarande-zgjedhje-ne-asamblene-e-ps-votohet-per-kryetarin-e-ri-ja-emrat-ne-gare-110546" }