Etilda Gjonaj i del në mbrojtje Spiropalit, pas sulmit të Metës: Agresioni ndaj Elisës s’meriton koment po vetëm mëshirë!

Publikuar tek: politike, më 22:05 19-02-2020 Etilda Gjonaj i del në mbrojtje Spiropalit, pas sulmit të Metës: Agresioni ndaj Elisës s’meriton koment po vetëm mëshirë! FotoMontazh: Etilda Gjonaj - Ilir Meta - Elisa Spiropali

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i del në mbrojtje Elisa Spiropalit, pas sulmit që i bërim presidenti Meta, për tubimin antiqeveritar të 2 marsit.

Gjonaj shkruan se kreu i shtetit ka humbur arsyen, ndërsa thekson se çdo ligj i miratuar për Drejtësinë ka pasur konsensusin e SHBA dhe Be-së.

‘Jo thjesht për të ardhur keq, po për t’u ndjerë shumë keq, kur sheh e dëgjon se si kreu i shtetit ka humbur arsyen! Kujtoj vetëm se: ÇDO LIGJ APO AMENDIM QË KEMI MIRATUAR LIDHUR ME DREJTËSINË KA KONSENSUSIN E SHBA/BE! Ndërsa agresioni ndaj Elisës s’meriton koment po vetëm mëshirë!’, shkruan Gjonaj.

Kujtojmë se, pas deklaratës së Metës për tubimin antiqeveritar të 2 marsit ministrja Spiropali shkruante se Presidentit i ka ‘dalë gjuha jashtë kontrollit’, ndërsa në reagimin e tij zëdhënësi Tedi Blushi e quajti ‘e çmendura E’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069739818572998
array(1) { ["section"]=> string(125) "etilda-gjonaj-i-del-ne-mbrojtje-spiropalit-pas-sulmit-te-metes-agresioni-ndaj-elises-s-meriton-koment-po-vetem-meshire-195796" }