Etilda Gjonaj i shpall ‘luftë’ MEME-ve: 1 VIT BURG për ata që keqpërdorin montazhin e fotografive

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:13 04-12-2020 Etilda Gjonaj i shpall ‘luftë’ MEME-ve: 1 VIT BURG për ata që keqpërdorin montazhin e fotografive

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka depozituar dje pranë Komisioneve Parlamentare përkatëse draftin për Kodin e ri Penal, i cili përpos rregullimeve për krimet, përdorimin e drogës, prostitucionin etj, parashikon dënim me burg dhe për personat që përhapin në internet montazhe për qëllime përfitimi.

Këto montazhe, apo siç quhen në zhargon MEME, në rast kur keqpërdoren nga personi që i bën, për qëllime përfitimi, kur do të dëmtojë reputacionin e personit që i bëhet MEME, apo dhe kur nuk përmendet shprehimisht se montazhi është i tillë, konsiderohet si kundërvajtje penale dhe dënohet deri në 1 vit burg.

Çfarë parashkikon saktësisht Neni 238 i Kodit të ri Penal (Draft), Seksioni VIII “Veprat penale kundër të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor dhe lirive themelore":

-Cënimi i imazhit të personit

1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin enjë personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është njëmontazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhedënohet me burgim deri në 1 vit.

2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajmi i madh: Britania miraton vaksinën Pfizer, javën tjetër fillon vaksinimi
»
Article Logic
Execution time: 0.011997222900391
array(1) { ["section"]=> string(101) "etilda-gjonaj-i-shpall-lufte-meme-ve-1-vit-burg-per-ata-qe-keqperdorin-montazhin-e-fotografive-230129" }