Etrit Berisha shtrohet në SPITAL, portieri i KOMBËTARES prej një jave lufton me COVID

Publikuar tek: sport, më 14:48 02-12-2020 Etrit Berisha shtrohet në SPITAL, portieri i KOMBËTARES prej një jave lufton me COVID Etrit Berisha

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha është shtruar në spital një javë pasi u prek nga koronavirusi.

Gardiani i kombëtares rezultoi pozitiv pas ndeshjes së fundit me kuqezinjtë, sapo ai i kthye në Itali. Klubi italian SPAL vendosi që Berisha të qëndronte në karantinë, por së fundmi është vendosur dërgimi i 31-vjeçarit në spitalin e Ferraras, për kontrolle dhe trajtim të specializuar.

“Pas qëndrimit disa-ditor në izolim, porti u shtrua në spitalin e specializuar për Covid-19 për të kryer disa kontrolle klinike”, njoftoi ekipi SPAL. Megjithatë nuk dihet nëse Etrit Berisha do të qëndrojë në spital, apo si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon java e 5-të e Superligës, Partizani merr kryesimin e kampionatit, Tirana në krizë, festival golash në Laç dhe Shkodër (E PLOTË)
»
Article Logic
Execution time: 0.012784004211426
array(1) { ["section"]=> string(91) "etrit-berisha-shtrohet-ne-spital-portieri-i-kombetares-prej-nje-jave-lufton-me-covid-229914" }