Performanca e Eugent Bushpepës në skenën e Eurovizion është padyshim një ndër më të mirat dhe kjo na bën shumë krenarë.
Por diçka krejtësisht e çmendur vihet re të ketë ndodhur edhe në Instagramin e tij.
Një javë më parë ndjekësit e tij në rrjetin social kapnin shifrën e 18 mijë personave, por vetëm dy ditë pasi dogji skenën, fansat e tij arritën direkt në 24 mijë.
Mos vallë kjo shenjë tregon edhe votat e shumta që paramendohet të marrë Shqipëria në natën finale?