Euro bie në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit

Publikuar tek: ekonomi, më 17:31 08-02-2017 Euro bie në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit

Monedha e huaj Euro ka shënuar sot nivelin më të ulët në tregun e brendshëm valutor që nga fillimi i këtij viti.

Euro ka rënë sërish nën 136 lekë, dhe duke arritur në nivelin më të ulët që nga fillimi i këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye me 135.85 lekë, 0.23 lekë më pak se një ditë më parë.

Ndikimin kryesor ditën e sotme e ka dhënë rënia e euros në tregun ndërkombëtar.

Ndërsa indeksi i dollarit ka shënoi ditën më të mirë të muajit të martën dhe u rrit me 0.3% në tregtimet e hershme në Europë të mërkurën.

Por, në tregun vendas edhe dollari është dobësuar, duke u këmbyer me 127.53 lekë, 0.03 lekë më pak se një ditë më parë, duke treguar se në tregun e brendshëm monedha vendase mbetet e fortë.

euro_bie.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02249002456665
array(1) { ["section"]=> string(59) "euro-bie-ne-nivelin-me-te-ulet-qe-nga-fillimi-i-vitit-68114" }