Euro fillon revashin, në shtator rritet monedha e përbashkët europiane

Publikuar tek: ekonomi, më 16:15 25-08-2017 Euro fillon revashin, në shtator rritet monedha e përbashkët europiane

Monedha e përbashkët europiane është forcuar për të tretën ditë radhazi, duke u këmbyer sot me 132.49 lekë.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit me fundin e sezonit turistik do të shuhen edhe efektet sezonale dhe fundi i muajit gusht do të shoqërohet me një forcim të valutës.

Megjithatë ata tregohen skeptikë për forcimin e euros duke qenë se nuk ka pasur rritje të vëllimeve tregtare.

Euro pritet gjithashtu të rritet duke ndjekur tendencën e muajve të kaluar që pas datës 20 dhe 14, që përkojnë me afatet e fundit të pagimit të sigurimeve shoqërore dhe të TVSH-së.

Në tregjet ndërkombëtare euro vijon të forcohet

Monedha e ka vijuar të forcohet edhe në tregjet ndërkombëtare, ku ka shënuar dhe nivelin më të lartë të tetë viteve të këmbimit me paundin britanik.

Çlirimi  ekonomik i eurozonës gjithashtu po çon në forcimin e euros kundrejt dollarit, ndërsa niveli i këmbimit ka qenë 1.18 dollarë.

Një monedhë vendase e fortë

Forcimi i lekut kundrejt monedhës europiane ka qenë më i pranishëm në muajt maj dhe qershor. Kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm në periudhën shkurt prill, rreth vlerës 135.5 lekë/euro, por ra në 134.6 lekë/euro në muajin maj dhe, më tej, në 133.2 lekë/euro në muajin qershor.

Banka e Shqipërisë, në një analizë të posaçme për zhvillimet në kursin e këmbimit analizon se, hyrjet e valutës në ekonomi kanë qenë ndjeshëm më të larta se daljet, dhe një pjesë e tyre është përkthyer si tepricë oferte valutore në treg.

Ecuria, sipas Bankës së Shqipërisë, ka reflektuar mbiçmimin më të fortë të lekut kundrejt euros gjatë kësaj periudhe, në një kohë që ai ka vijuar të forcohet me ritme të njëjta kundrejt monedhave të tjera të shportës. Në terma realë vjetorë, leku është mbiçmuar me mesatarisht 4.4% në këtë tremujor, nga 4.0% një tremujor më parë, shkruan Monitor.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093979835510254
array(1) { ["section"]=> string(75) "euro-fillon-revashin-ne-shtator-rritet-monedha-e-perbashket-europiane-90175" }