EUROBONDI në test për herë të katërt, dështon 2 herë TENDERI: Ja për çfarë do përdoren 600 mln euro

Publikuar tek: ekonomi, më 11:39 13-02-2020 EUROBONDI në test për herë të katërt, dështon 2 herë TENDERI: Ja për çfarë do përdoren 600 mln euro Ilustruese

Në dhjetor 2019 dhe janar 2020 qeveria hapi një tender ku kërkonte gjetjen e konsulentëve që do ta udhëheqin atë, në rrugëtimin e daljes në tregjet e kapitalit për herë të katërt.

Të dy procedurat kanë dështuar dhe autoriteti kontraktor i ka anuluar pasi ka pasur pjesëmarrje të vetëm një kompanie. E teksa pjesa më e vështirë duhet të ishte emetimi i Eurobondit 600 milionë euro, duket se për qeverinë më e vështirë po rezulton të gjejë konsulentin.

Ministria e Financës dhe e Ekonomisë, në fund të 2019-ës hapi një procedurë ku kërkonte konsulentë që do ta asistonin në atë proces, e cila u anullua dhe u hap sërish në fillim të këtij viti. Sot kjo procedurë rezulton e anulluar sërish. Pavarsisht kësaj situate, qeveria nuk pritet të tërhiqet nga dalja në tregjet e kapitalit, raporton Monitor.

Ministria e Financave ka deklaruar zyrtarisht se do të kërkojë të paktën 600 milionë euro, ndërkaq synohet që të zgjasë afati maturimit nga 7-10 vjet. Tendenca vit pas viti ka qenë pikërisht zgjatja në kohë e afatit të maturimit të Eurobondeve dhe shifrat tregojnë se i fundit, ai i vitit 2018 ishte me afatin më të gjatë plot 7 vjet.

Dështon dy herë tenderi për konsulentin, s'ka kompani të interesuara

Kompanitë konsulente në proceset e daljes në tregjet e kapitalit janë hallka kyçe e suksesit të procesit për vendet që duan të emërtojnë një Eurobond. Konkretisht, konsulenti në rastin e Shqipërisë sipas kërkesave të Ministrisë së Financave, duhet të ofrojë rishikimin e çështjeve ligjore dhe rregullatore.Listës së detyruar të konsulentit i shtohet edhe përfundimi i dekumentacionit, si dhe hedhja e bondeve në treg dhe mbyllja e ofertës bashkë me listimin në bursë. Për këtë proces, financat në të dyja rastet kishin vendosur një fond me limit mbi 23 milion lekë por që interesi ka munguar.Procedurën e mëparshme e hapur në dhjetor dhe e  mbyllur pa një fitues, shkruan Monitor.

Në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik edhe procedura e dytë, e shpallur më datë 13 janar, me afat mbyllje në 28 janar 2020, rezulton e anulluar dhe tek shkaqet sqarohet shkurtimisht arsyeja e anullimit. "Për Shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurorimit, duke respektuar parimet barazisë dhe të transparencës, sipas përcaktimit në rregullat e prokurorimit publik" thuhet në faqen e APP.

Për çfarë do të përdoren paratë e Eurobondit?

Kërë herë, kufiri i deklaruar për t'u emërtuar ishte deri në 600 milione euro, pasi nevojat për financim në vend për shkak edhe të projektit të rindërtimit janë të larta. Konkretisht, tek variantet që qeveria po lakon sesi do të përdoren paratë është shumë vlerësuar që një pjesë e shumës prej 400 milionë euro të shkojnë për detyrimet e prapambetura, ndërsa një pjesë tjetër për procesin e rindërtimit. Ky i fundit, do të kërkojë financime të mëdha për të strehuar të gjithë ata që kanë mbetur jashtë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndërkohë që vetë raporti i vlerësimit të dëmeve dhe nevojës pas tërmetit, i publikuar pak ditë më parë nxori si shifër finale vlerën 985 milionë euro. Në funksion të rindërtimit qeveria ka rishikuar buxhetin e këtij viti, ndërkohë që synon që në konferencën e donatotëve që në 17 shkurt në Bruksel të marrë fonde të tjera shtesë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010322093963623
array(1) { ["section"]=> string(104) "eurobondi-ne-test-per-here-te-katert-deshton-2-here-tenderi-ja-per-cfare-do-perdoren-600-mln-euro-195042" }