Eurodeputetja e parë shqiptare, Basha telefonon Arba Kokalarin: Krenar dhe i lumtur!

Publikuar tek: politike, më 07:53 27-05-2019 Eurodeputetja e parë shqiptare, Basha telefonon Arba Kokalarin: Krenar dhe i lumtur!

Kreu i PD, Lulzim Basha në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka bërë me dije se ka uruar në telefon eurodeputeten e parë shqiptare Arba Kokalari.

"Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!", shkruan Basha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!

Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!

Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!????✌️ #ShqipëriaSiEuropa

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023776054382324
array(1) { ["section"]=> string(88) "eurodeputetja-e-pare-shqiptare-basha-telefonon-arba-kokalarin-krenar-dhe-i-lumtur-165826" }