Eurodeputetja rumune: Mbani personat e inkriminuar larg Parlamentit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:20 17-03-2015 Eurodeputetja rumune: Mbani personat e inkriminuar larg Parlamentit Eurodeputetja rumune Macovei

Eurodeputetja rumune Minica Macovei dhe zëvendëskryetarin e Komisionit për Integrimin Europian  i Taulant Balla dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp në lidhje me takimin për stabilizim asocimin e çelur dje (e hënë, 16 mars 2015). Eurodeputetja rumune tha se gjatë dy ditëve është diskutuar mbi integrimin e Shqipërisë në BE dhe janë pritur sugjerime. Eurodeputetja rumune bëri thirrje të hiqen jo vetëm nga Parlamenti por edhe nga doganat, nga tatimet, e nga çdo sektor e post drejtues njerëzit e inkriminuar apo me precedentë penal.

“Personat e inkriminuar apo me precedentë penal duhet të jenë jashtë, jo vetëm parlamentarët por edhe punonjësit e doganave, tatimeve. Të gjithë... Kjo është shumë e rëndësihme për integrimin e Shqipërisë në BE “, tha eurodeputetja.

 “Parlamenti Europian e mbështet procsin integrimit të  Shqipërisë në BE. Pavarësisht partive politike në Parlamentin Europian, të gjithë jemi njëzëri në mbështetjen e Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm. Ne kemi ardhur këtu për tju ofruar ndihmë e  suport.E kemi bërë këtë dhe me vende të tjera rajon,dhe jemi plotësisht pro integrimit tuaj. Duhet theksuar se pranimi është një proc që u shërben njerëzve dhe që do bëjmë në të mirën e njerëzve dhe jo për interest tona. Dje dhe sot organizuam diskutime dhe rekomandime dhe jemi këtu për t’ju bërë me dije disa konkluzione. Në deklaraten e përbashkët  për stabilizim asocimin ne kemi konkluduar në  3 pika të përbashkëta

-Mbështetja e rrugës së reformës dhe masave të tjera të rëndësishme të vendit. E mendojmë pranimin e e Shqipërisë  si të vetmen alternativë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij vendi

-Mbështetjen e marrëveshjes ndërpartiake, Të ndërmeren hapa për angazhimet e përbashkëta të partive politike

-5 fushat përparësore të reformave, ku është i rëndësishëm zbatimi i ligjit “, u shpreh eurodeputetja rumune në deklaratën e saj

Edhe Taulant Balla i mëshoi fort 3 pikave të cituara nga eurodeputetja duke theksuar rëndësinë e këtij procesi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rekrutonin besimtarë për në Siri, Imamët: Nuk duam avokat, na mbron Allahu
Argëtonin mysafirët në klubin e natës, arrestohen 4 kërcimtare shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.0121750831604
array(1) { ["section"]=> string(71) "eurodeputetja-rumune-mbani-personat-e-inkriminuar-larg-parlamentit-6143" }