Eurodeputetja shqiptare kërkon të hapen negociatat, Arba Kokalari: Suedia duhet të bëjë presion që ministrat të thonë 'PO'

Publikuar tek: politike, më 19:58 14-10-2019 Eurodeputetja shqiptare kërkon të hapen negociatat, Arba Kokalari: Suedia duhet të bëjë presion që ministrat të thonë 'PO' Eurodeputetja e Suedise Arba Kokalari, me origjine shqiptare

Eurodeputetja e Sudeisë me origjinë nga Shqipëria, Arba Kokalari, shprehet se Bashkimi Europian duhet të hap negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Këtë javë, ministrat e EU po takohen për të vendosur nëse BE duhet të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndër të tjera, Franca ka qenë frenuese. Suedia duhet të bëjë presion që ministrat e EU të thonë po për hapjen e negociatave. Atëherë duhet të vazhdojmë t'i shtyjmë qeveritë të zbatojnë reformat demokratike”, shkruan Arba Kokalari.

Më tej, eurodeputetja me origjinë shqiptare thekson se asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE pa respektuar demokracinë e luftuar korrupsionin.

“Asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE-së pa respektuar demokracinë, luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit (kriteret e Kopenhagës). Bashkimi Evropian duhet të rrisë kërkesat për demokraci dhe të ketë kufij të qartë për vendet e BE-së. Sidoqoftë, BE-ja gjithashtu duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që të ndihmojnë veten e tyre”, shton eurodeputetja Arba Kokalari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023848056793213
array(1) { ["section"]=> string(125) "eurodeputetja-shqiptare-kerkon-te-hapen-negociatat-arba-kokalari-suedia-duhet-te-beje-presion-qe-ministrat-te-thone-po-182052" }