Europa e ndarë edhe nga cilësia e ajrit

Publikuar tek: aktualitet, më 00:47 29-01-2018 Europa e ndarë edhe nga cilësia e ajrit

Mund të jetë një ndarje e “padukshme” por jo pa pasoja.

Europa rezulton të jetë e ndarë edhe nga cilësia e ajrit. Shtetet lindore janë ato me cilësinë më të ulët të ajrit, përfshi edhe vendet e Ballkanit.

Sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit, një sistem “online” që jep të dhëna në kohë reale, Europa Perëndimore qartazi ka cilësinë më të lartë të ajrit, raporton newsbomb.al.

Megjithëse nuk ka të dhëna për Shqipërinë për shkak të mungesës së matësve në kohë reale, nga testimet që janë bërë në vend rezulton se nuk bëjmë përjashtim në zonën lindore të shteteve me cilësi të dobët që varjon nga 100 deri në 1200 PM10.

Shkupi është një nga shtetet fqinje me cilësinë më të dobët. Shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme, që nga teknologjitë e vjetra të përpunimit të gazrave nga fabrikat, apo mungesa e tyre, deri te automjetet me norma ndotje mbi standartet e BE-së.

Të dhënat: http://airindex.eea.europa.eu/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01049280166626
array(1) { ["section"]=> string(46) "europa-e-ndare-edhe-nga-cilesia-e-ajrit-108284" }