Europa e ndarë në mendime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidenti i PE-së ‘shkund’ BE-në: Bënë sakrifica për reformat, tani të mbajmë premtimet

Publikuar tek: aktualitet, më 16:31 17-10-2019 Europa e ndarë në mendime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidenti i PE-së ‘shkund’ BE-në: Bënë sakrifica për reformat, tani të mbajmë premtimet Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli

President i Parlamentit Europian David Sassoli u bëri apel të fortë vendeve anëtare të BE-së që të hapen negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zyrtari i lartë europian shtoi se këto dy vende kanë kryer sakrifica të mëdha për të realizuar reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian. Sassoli këmbëngul se tani është radhe e vetë BE-së ‘’të mbajë fjalën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Këshilli Europian do të vendosë nesër nëse Shqipëria dhe Maqedonia do të kalojnë fazën e parë të integrimit në BE duke marrë ‘’dritën jeshile’’ për hapjen e negociatave.

‘’Duhet të mbajmë fjalën dhe premtimet. Dy vendeve iu kërkua të bënin sakrifica për reformat. Ka disa qëndrime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nëse detyrat u kryen, atëherë dhe BE duhe të mbajë premtimet’’, shprehet kreu i PE-së David Sassoli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026126146316528
array(1) { ["section"]=> string(156) "europa-e-ndare-ne-mendime-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-presidenti-i-pe-se-shkund-be-ne-bene-sakrifica-per-reformat-tani-te-mbajme-premtimet-182465" }