Europa i ka sot sytë nga Hollanda, islamofobi mund të vijë në pushtet

Publikuar tek: bota, më 11:51 15-03-2017 Europa i ka sot sytë nga Hollanda, islamofobi mund të vijë në pushtet

Hollandezët, ku shumë janë ende të pavendosur pas një fushate të shënuar nga çështjet e identitetit dhe një krizë diplomatike me Turqinë, filluan të votojnë sot për legjislativet e konsideruara si një barometër i populizmit në Evropë.

Pas Brexit në Britaninë e Madhe dhe fitores së Donald Trump në presidencialet amerikane, të gjithë sytë janë kthyer tek formacioni i deputetit islamofob Geert Wilders, që ka rënë në sondazhet e fundit pasi kishte qëndruar në krye për shumë muaj. Wilders ka premtuar gjatë fushatës mbylljen e xhamive në Hollandë, ndalimin e librit të shenjtë të Kuranit dhe referendum për daljen nga BE.

Rreth 12,9 milionë votues mund të shprehin pëlqimin e tyre deri në orën 21:00 (20:00 GMt) në mijëra qendra votimesh të vendosura në gjithë vendin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Tusk mesazh të qartë Erdogan: Hollanda është Europë, je i shkëputur nga realiteti
Donald Trump kërkon publikisht arrestimin e Snoop Dogg: Koha për në burg »
Article Logic
Execution time: 0.011652946472168
array(1) { ["section"]=> string(74) "europa-i-ka-sot-syte-nga-hollanda-islamofobi-mund-te-vije-ne-pushtet-71975" }