‘Europa ka qasje të ftohtë ndaj shqiptarëve, dhe për shkak të Kosovës’, Duma i kthehet gazetarit: S’e ka fajin Europa, por qeverisja e brendshme

Publikuar tek: politike, më 21:30 01-12-2020 ‘Europa ka qasje të ftohtë ndaj shqiptarëve, dhe për shkak të Kosovës’, Duma i kthehet gazetarit: S’e ka fajin Europa, por qeverisja e brendshme Çupi - Duma

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha dje se nuk mund të qendrojë në krah të Shqipërisë, pasi i duhet vërtet të plotësojë disa kushte thelbësore, ndërsa për Maqedoninë e Veriut kërkoi që të rregullojë marrëdhëniet me Bullgarinë.

Sot në “open” po diskutohet kjo çështje, data e konferencës ndërqeveritare dhe hapja e negociatave për në BE. Gazetari Frrok Çupi tha se nuk duhet të habitemi pasi nuk kemi qenë asnjëherë në BE, dhe se ata kanë një qasje të ftohtë ndaj shqiptarëve, edhe për shkak të ngjarjve të fundit që kanë ndodhur me Kosovën, për UÇK-në.

Nga ana tjetër ish-deputetja e PD-së Grida Duma tha se nuk duhet të relativizojmë BE dhe të themi se ajo është fajtore, por ta gjejmë gabimin te qeverisja e brendshme e Shqipërisë.

Çupi: Sa herë afrojnë datat ne bëjmë sikur kemi qenë dhe dolëm. S’kemi qenë kurrë pjesë e BE dhe s’kemi pse habitemi. Na kanë thënë që nuk jemi gati. Problemi ynë është që ne vijmë në këtë histori në raport me Europën, dhe nëse jemi realist duhet të kuptojmë që disa nga shtetet e Europës kanë një qasje më të ftohtë ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri. Shohim që shqiptarët e Kosovës morën një goditje të rëndë, UÇK-ja po ashtu, nuk mund të prisnim ndryshe. Nëse duam të jemi njerëz që e duam kombin duhet të shohim që ne kemi probleme. A do shpëtojë Kosova njëherë, kjo është e para.

Duma: Jemi në Europë, por s’kemi qenë asnjëherë në BE. Kjo u tha tani këtu në studio. Nuk jam dakord me këtë dhe mendoj që nuk duhet të relativizojmë Europën. Jemi një popull me dëshirë të madhe për të qenë në BE. Sipas sondazheve % më e madhe është e shqiptarëve që duan të jenë pjesë e BE. Nëse sot s’jemi prapë te hapja e negociatave, duhet të gjejmë shkakun dhe përtej palëve politike. Nuk relativizohet çështja e të qenit apo jo në BE. Ne po i afroheshim ëndrrës për në BE, deri në 2014 u afruam shumë. BE është e qartë nëse do të zgjerohet apo dhe me cilin shtet do të zgjerohet. Duhet të rregullojmë ekonominë e brendshme. Kjo nuk ka të bëjë me BE, por me qeverisjen e brendshme. Nëse Maqedonia rregullon marrëdhëniet me Bullgarinë do i hapë negociatat. Macroni tha “ulni numrin e azilkërkuesëve”, por kjo nuk ndodhi.  

Duma: Zero tolerancë ndaj fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve. Duhet të jemi seriozë.

Ndreca: A vetëm ti je serioze, ne të tjerët s’jemi. Ne po tallemi.

Çupi: Moj vajzë ti je e vogël dhe po flet gabim.

Duma: Kjo ishte shuplakë ndaj Edi Ramës dhe ju s’mund ta mbroni pavarësisht përpjekjeve.

Çupi: Ju s’jeni opozitë, jeni kot jeni hiç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Kam kaluar edhe GRIPIN E DERRIT’, Kryemadhi: Nuk të mbrojnë nga COVID tanket që nxori kryeministri me kanotiere, neve na thonë jeni bërë si emisioni…
Monika Kryemadhi: Jam për ‘lock down-in’ e shkollave, mësimi të bëhet në komunitet edhe nga mësues të dalë në pension »
Article Logic
Execution time: 0.0091300010681152
array(1) { ["section"]=> string(145) "europa-ka-qasje-te-ftohte-ndaj-shqiptareve-dhe-per-shkak-te-kosoves-duma-i-kthehet-gazetarit-s-e-ka-fajin-europa-por-qeverisja-e-brendshme-229825" }