EUROPA LEAGUE/ 'Zbërthehen' portat, 'thyhet' rekordi i Milanit dhe SHKËLQEN Kumbulla (REZULTATET)

Publikuar tek: sport, më 23:54 05-11-2020 EUROPA LEAGUE/ 'Zbërthehen' portat, 'thyhet' rekordi i Milanit dhe SHKËLQEN Kumbulla (REZULTATET) Roma

Ka rezultuar spektakolare mbrëmja e sotme në UEFA Europa League.  

Në 24 takimet e  vlefshme për raundin e tretë të fazës së grupeve janë shënuar plot 93 (po luhet Villareal-Maccabi tel Aviv 4-0) për një mesatare prej 3.8 golash për ndeshje.

Dueli që prodhoi më shumë gola ishte ai i Austrisë, me Rapidin e Vjenës që mori pikë të plota nga Dundalk pas rezultatit final 4-3.

Ndërkohë Roma ka shkërmoqur 5-0 Cluj, ku në fushë ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Napoli i Elseid Hysaj kaloi me përmbysje 2-1 Rijekën në transfertë.

Për mbrojtësin nuk u rezervua asnjë minutë në fushë, ashtu siç edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Pas surprizës në duelin e shkuar Tottenham nuk e kishte problem të dilte me pikë të plota nga transferta bullgare e Ludogorest. Surpriza e madhe mbërriti nga Italia, ku Milani pretendent për t'i shkuar deri në fund këtij turneu nuk i bëri ballë euforisë së Lille. Humbja e parë për Milanin e Piolit pas 242 ditësh.

Francezët fituan 3-0, duke i marrë edhe vendin e parë kuqezinjve me 7 pikë, kundrejt 6 të italianëve. Arsenali tregoi dhëmbët kundër Molde, me topçinjtë të cilët realizuan fitore me "poker" golash 4-1.

Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:

123657087_831263867709907_2131776924337774639_n.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festoi 60-vjetorin dhe u izolua nga frika e Covid-19, Maradona përfundon në spital, zbulohet shkaku
»
Article Logic
Execution time: 0.010759115219116
array(1) { ["section"]=> string(96) "europa-league-zberthehen-portat-thyhet-rekordi-i-milanit-dhe-shkelqen-kumbulla-rezultatet-226627" }