Europe - King is Coming, Skënderbeu kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Evropës

Publikuar tek: sport, më 21:02 20-07-2017 Europe - King is Coming, Skënderbeu kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Evropës

Një ndeshje plot pasion, me pressing dhe me një tifozeri që duhet të mbahet mend. “Evropë, Mbreti po vjen” ishte gjetja e tifozerisë korçare me një baner të madh me Skënderbeun mbi kalë. 

Kështu, të përzgjedhurit e Ilir Dajës në stadiumin e Korçës kanë arritur që të ngrenë peshë zemrat e tifozëve dhe të cojnë edhe futbollin shqiptar në një tjetër stad. Emrat e hedhur në fushë nga trajneri Daja arritën të bëjnë diferencën, duke mundur në shtëpi Kairat Almatin me rezultatin e pastër 2 me 0.

“Lojtarët e mi, I ndihmoi eksperienca për të mundur një ekip me një buxhet shumë të mirë si Kairat” komentoi pas ndeshjes trajneri Ilir Daja.

Avantazhi erdhi në minutën e 51 të pjesës së dytë, ndërkohë që Plaku vulos rezultatin në minutën e 83. Të dy ekipet mbetën në fund të lojës me nga 10 lojtarë, pasi gjyqtari I ndeshjes nxorri dy kartona të kuq. Por tashmë duhet thënë se ëndrra për korcarët do të vazhdojë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020051002502441
array(1) { ["section"]=> string(88) "europe-king-is-coming-skenderbeu-kualifikohet-ne-turin-e-trete-te-liges-se-evropes-86820" }