Europianët të zhgënjyer nga BE-ja, sondazhet nxjerrin shifra "alarmante" për besimin në këtë institucion

Publikuar tek: bota, më 10:47 23-07-2017 Europianët të zhgënjyer nga BE-ja, sondazhet nxjerrin shifra

Bashkimi Europian shihet si një “vend shpëtimi” kryesisht për vendet që aderojnë të jenë pjesë e tij, por anëtarët e unionit nuk ndihen aq të lumtur që janë pjesë e tij.

Sipas një sondazhi, të zhvilluar nga  “Cohesify”, një projekt i mbështetur nga Brukseli për të parë qëndrimin e qytetarëve ndaj BE-së, rezultatet kanë suprizuar.

Gjermania, e cila mendohet të jetë zemra "pro" BE-së ka zhgënjyer me përfundimin e sondazhit. Sipas tyre Bashkimi Europian është një institucion i vaktët.

Qëndrimi më negative për BE-në ishte nga shteti Grek dhe ai Britanik, të cilat kishin dhënën notën më të ulët për këtë institucion.

Sondazhi zbuloi se njerëzit në zonat që marrin më shumë nga fondi nga BE-ja si Europa Lindore dhe Spanja rurale, mburren vetëm me pikëpamjet “pozitive” të Brukselit.

I vetmi ngushëllim për Brukselin është se në përgjithësi shumica e votuesve në të gjithë kontinentin ndihen “të lidhur” me idenë e një komuniteti europian.

Rajonet e anketuara u ndanë në pesë kategori, bazuar në një kombinim se si njerëzit i perceptojnë institucionet e BE-së dhe se sa “të bashkangjitur” ata ndihen me idenë e unitetit europian. Klasifikuar si: pozitive në përgjithësi, neutrale në të dyja aspektet, neutral por të bashkangjitur negatives, negativ ose neutral ndaj bllokut varësisht nga rezultatet e votimit.

Përfundimet"Rezultatet tregojnë se vetëm 13.6 % e rajoneve europiane e shohin projektin pozitivisht, krahasuar me 31 % që e shohin atë negativisht dhe 55.4 % që janë neutralë.

Megjithatë, shifrat tregojnë se 77.1 % e të gjitha rajoneve të anketuara ndihen të lidhur me idenë e bashkëpunimit europian, duke treguar imazhin e BE-së si një projekt paqeje.

Studiuesit përfunduan duke konkluduar se: “Qytetarët priren të jenë të lidhur ose të paktën neutral ndaj BE-së, edhe nëse nuk e miratojnë atë që ajo bën. Është më interesante se si në shumicën dërrmuese të rajoneve, kanë një imazh kryesisht negativ ndaj BE-së, ku qytetarët priren të jenë të bashkangjitur me BE-në”.

Apatia ndaj bllokut tenton të jetë e grumbulluar në rajonet më të pasura si në; Holandë, Gjermani, Francë dhe në Italinë Veriore, të cilat nuk marrin hua në Bruksel. Megjithatë, ata shtuan se ky këndvështrim neutral shtrihet gjithashtu në rajonet që ishin përfituesit kryesorë të fondeve të Kohezionit Social para se vendet e bllokut lindor të bashkohen si; Portugalia, Spanja dhe Irlanda.

Në të kundërt, pikëpamjet e vetme pozitive ndaj projektit u gjetën në vende si; Polonia dhe Rumania, të cilat “aktualisht përfitojnë nga një hyrje e madhe e fondeve të BE”. Britania pavarësisht nga Londra, me shumicë dërrmuese është negative ndaj BE-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040507078170776
array(1) { ["section"]=> string(107) "europianet-te-zhgenjyer-nga-be-ja-sondazhet-nxjerrin-shifra-alarmante-per-besimin-ne-kete-institucion-87057" }