EUROPOL konfiskon 352 makina dhe kap 2.965 mijë emigrantë ilegal, mes tyre edhe shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:37 27-10-2020 EUROPOL konfiskon 352 makina dhe kap 2.965 mijë emigrantë ilegal, mes tyre edhe shqiptarë Europol


Një total prej 352 makinave të vjedhura janë konfiskuar vetëm pak momente nga destinacioni I tyre final.  

Operacioni i mbështetur nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL), u zhvilluar kryesisht në pikat kufitare të 22-shteteve Europiane dhe Ballkanase, mes të cilave edhe Shqipëria.

Në periudhën 12-24 tetor të këtij viti, është thënë se janë kryer rreth 44,548 kontrolle të bazave të ndryshme të të dhënave.

 “Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë private, përfshirë industrinë e makinave, prodhuesit e anijeve, dhe kompanitë që japin makina me qira, bashkë me të dhënat e EUROPOL-it, zyrtarët për kontrolle kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë parandaluar kontrabandimin e shumë makinave dhe anijeve më tej kufirit”, është thënë në një komunikatë për media të EUROPOL-it

Aty është thënë edhe se aktivitetet e fokusuara në kontrollet e veturave dhe anijeve, kanë rezultuar edhe në kapjen e 2,965 migrantëve ilegalë në rrugë drejt BE-së, përmes rrugëve tokësore dhe ajrore.

Në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1,077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara. Destinacioni final mësohet të ishin shtetet si Italia dhe Gjermania.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paditet në SPAK për KORRUPSION Kolë Hysenaj, prokurori i “KÇK”-së që 20-fishoi pasurinë dhe u bë pronar hotelesh luksoze
Koronavirusi futet në Bashkinë e Vlorës, infektohen dy punonjës në këtë institucion »
Article Logic
Execution time: 0.013056039810181
array(1) { ["section"]=> string(95) "europol-konfiskon-352-makina-dhe-kap-2-965-mije-emigrante-ilegal-mes-tyre-edhe-shqiptare-225399" }