Europorter shkrim për Shkëlzen Berishën: Djali i ish-kryeministrit që jeton mes luksit dhe skandaleve korruptive

Publikuar tek: politike, më 10:57 15-02-2018 Europorter shkrim për Shkëlzen Berishën: Djali i ish-kryeministrit që jeton mes luksit dhe skandaleve korruptive

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, u thirr javën e kaluar nga Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një marrëveshje biznesi të korruptuar në vitin 2009 në të cilën ai ishte i përfshirë në lidhje me privatizimin e Operatorit Çek të Transmisionit të Energjisë Elektrike.

Në kohën kur u privatizua, Sali Berisha ishte atëherë Kryeministri i Shqipërisë.

Por kur u shfaqën detajet e marrëveshjes, Partia Socialiste e Shqipërisë e akuzoi atë për një dëm prej 414 milion euro nda shtetit shqiptar.

Një Komision Parlamentar u krijua për të hetuar çështjen, por Sali Berisha refuzoi të dëshmojë, duke pretenduar se po bëhet për qëllime politike. Në janar të këtij viti, djali i tij Shkëlzen Berisha, u ftua nga Gjykata për të dhënë dëshmi për përfshirjen e tij në këtë rast. Kjo ishte hera e parë që Prokuroria zyrtarisht kishte lidhur emrin e Shkëlzen Berishës me pretendimet për korrupsion në marrëveshjen për privatizimin e Çekisë.

Nga ana tjetër, Shkëlzeni pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, por përkundrazi qeveria akuzon Partinë Demokratike të opozitës dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha për përpjekjen për të mbrojtur djalin e tij dhe për të penguar drejtësinë.

Shkëlzen Berisha ka qenë i lidhur më parë me skandalet e tjera, duke përfshirë edhe çmontimin nga një kontraktues privat i një depoje ushtarake të municioneve në Gërdec, një fshat pranë Tiranës, që rezultoi me një shpërthim të madh në 2009-ën duke vrarë 26 vetë dhe duke plagosur 300 të tjerë, mes tyre gra e fëmijë.

"Ëikileaks" e përmendi Shkëlzen Berishën, përfshirë ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu edhe për tragjedinë e Gëdecit, duke e cilësuar si personi që mbajti lidhje të ngushta me Mihal Delijorgjin, i cili u burgos shtatë vjet pas aksidentit. Por Gjykata në atë kohë hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër Berishës.

Shkëlzen Berisha është i njohur në Shqipëri edhe për jetën e shtrenjtë që bën. Ai zotëron dy vila të shtrenjta në periferi të Tiranës, disa apartamente në qytet dhe shpesh udhëton në destinacione luksoze. Aktualisht është i fejuar me Armina Mevlani, një modele dhe ish- Miss Shqipëria.

Shkrimi nga Henry St George/ Europorter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0122389793396
array(1) { ["section"]=> string(118) "europorter-shkrim-per-shkelzen-berishen-djali-i-ish-kryeministrit-qe-jeton-mes-luksit-dhe-skandaleve-korruptive-110313" }