‘Eurosong’, anulohet për shkak të Covid-19, reagon i dashuri i Arilenës: Si e morëm vesh lajmin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:57 31-03-2020 ‘Eurosong’, anulohet për shkak të Covid-19, reagon i dashuri i Arilenës: Si e morëm vesh lajmin Arilena dhe Popi Kola

Pasi festivali “Eurosong” u anulua për shkak të Covid-19, ka reaguar menxheri i këngëtares Arilena Ara, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë festival me këngën “Fall from the sky”.

 

Popi Kola i cili është njëkohësisht dhe i dashuri këngëtares e ka cilësuar si të drejtë vendimin për ta shtyrë festivalin, ndërsa thekson se në art nuk duhet të jesh gjysmak, por i plotë.

 “Fall from the sky Ishte një nga projektet më të rendësishme të Arilënës. Parë nga të gjitha opsionet, për një Eurovizion pa publik apo për ta shtyrë atë, Eurovizioni do ishte gjëja e fundit që njerëzit do mendonin në këtë situatë kur koronavirus po merr edhe jetë njerëzish. Nuk kishte mënyrë më të mirë. Në art nuk duhet të jesh gjysmak, por i plotë, Eurovizioni ose duhet të ishte tamam, ose mos të bëhej fare.” shprehet menaxheri i këngëtares.

Ndërkaq ai shton se lajmin e kanë marrë vesh nga portalet dhe gazetarët e më pas zyrtarisht.

“E morëm vesh nga portalet dhe gazetarët, nderkohë që në anë zyrtare erdhi pak minuta më vonë. Nuk e kemi marrë si një lajm që cfarë ndodhi, duke patur parasysh situatën e krijuar, kur po numërohen edhe viktima. Eurovizion ishte një nga gjërat që duhej anuluar’, përfundon Popi Kola për emisionin “Rreze Dielli”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010895013809204
array(1) { ["section"]=> string(97) "eurosong-anulohet-per-shkak-te-covid-19-reagon-i-dashuri-i-arilenes-si-e-morem-vesh-lajmin-200806" }