Eurostat: Bie numri i azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova

Publikuar tek: ekonomi, më 14:48 22-09-2016 Eurostat: Bie numri i azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova

Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria  për në vendet e Bashkimit Europian ka rënë me 11.700 persona në krahasim me të  njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu dhe numri i azilantëve nga Kosova ka rënë me 8 000 persona.

Shtetet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në botë ishin nga Siria, Afganistani dhe Iraku .

Numri i personave që aplikuan për azil u rrit me 40% në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015 , ndërkohë që u rrit me 6% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016.

Në përgjithësi,numri i personave që kërkuan azil nga vendet jo të BE-së në 28 vendet e BE-së gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 arriti në 305 700, një shifër prej 88 100 personash më shumë se tremujorin e dytë të vitit 2015. Për më shumë mund të klikoni në link.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02040696144104
array(1) { ["section"]=> string(65) "eurostat-bie-numri-i-azilkerkuesve-nga-shqiperia-dhe-kosova-53765" }