EUROVIZION/ Gjithë merita patjetër për Jonidën, por pa këtë djalë, performanca nuk do ishte aq madhështore

Publikuar tek: kulture-art, më 09:50 17-05-2019 EUROVIZION/ Gjithë merita patjetër për Jonidën, por pa këtë djalë, performanca nuk do ishte aq madhështore

Jonida Maliqi shkëlqeu mbrëmë në skenën e Eurovizion.

Shumë u përlotën e u rrënqethën nga interpretimi fantastik i këngëtares e cila këndoi në shqip ‘Ktheju Tokës’. Por pa këtë djalë të talentuar paraqitja e Shqipërisë në atë skenë të madhe, nuk do ishte aq madhështore.

E kemi fjalën për stilistin e njohur Ardi Asllani i cili krijoi një veshje autentike për Jonidën. Ardi krijoi një fustan me elementë etnikë që i afroheshin origjinës ilire, shkruan newsbomb.al.

“Në fakt duam s’duam është ndërtuar një veshje, në fillim fare u mendua një veshje qe të mos kishte lidhje te drejtpërdrejtë me këngën dhe me formën në të cilën kënga ishte ndërtuar, pasi u riaranxhua dhe menduam të shkonim kundër komplet me diçka tepër interesante kundër rrymës se këngës. Por duke pare përshtatjen qe kënga pati ne publik, jo vetem ne Shqipëri, por edhe ne publikun ndërkombëtar, me autoret e këngës vendosem qe kenga duhet te kete me patjetër elemente etnike”, është shprehur më herët Ardi për këtë fustan që i dha Jonidës gjithë magjinë për të cilën kishte nevojë dhe çoi peshë zemrat e shqiptarëve.

59989881_414808075915757_9097077260795510784_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025079011917114
array(1) { ["section"]=> string(110) "eurovizion-gjithe-merita-patjeter-per-joniden-por-pa-kete-djale-performanca-nuk-do-ishte-aq-madheshtore-164657" }